Connect with us

Hi, what are you looking for?

Virale

WOW! Dëgjoni hitin viral në lidhje me coronavirusin që i bën të gjithë të kërcejnë

 

Videoja është edukative në natyrën e saj, sepse ajo është duke dhënë udhëzime se si të mbroheni nga coronavirusi.

Këto ditë, Ministria e Shëndetësisë në Vietnam ka nxjerrë një video muzikore që duhet të edukojë njerëzit për virusin vdekjeprurës, por ka rezultuar të jetë edhe një hit viral.

Është një video e animuar me një këngë pop tërheqëse, e cila megjithatë ra në sy edhe për nga ana edukuese e saj.

Në fillim të videos shohim dy persona, një burrë dhe një grua të zemëruar me njëri-tjetrin, dhe më pas lajmet për coronavirusin shfaqen në ekranin e TV-së. Grindja në atë moment pushon dhe në të njëjtën kohë ata fillojnë të luftojnë virusin e keq.

Së shpejti, ata këndojnë, dhe në këngë ata u thonë njerëzve se duhet të mbrohen nga virusi, por gjithashtu sqarojnë se duhet të kujdesen për mjedisin e tyre, i cili gjithashtu duhet të jetë i pastër.

Çifti përfundimisht pajtohet dhe ata janë përsëri të lumtur në dashuri, pasi kuptojnë se mund të bëjnë gjithçka së bashku dhe madje të mposhtin coronavirusin. Videoja, ndërkohë, u bë virale, kështu që njerëzit në Tik Tok hartuan një koreografi vallëzimi për coronavirusin.

Written By

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2020 EnjoyDigital. Theme by EnjoyDigital, powered by WordPress.