Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBizz

‘S’ke frikë se po rrëzohesh prap?’ Tayna i jep përgjigjen EPIKE ndjekëses në Instagram [VIDEO]

Tayna është një nga këngëtaret më të paguara në Shqipëri. Prej kohësh është shndërruar ndër reperet më të preferuara të shqiptarëve. Koncertet e saj si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta dhe normalisht ka fituar të ardhura të mira.

Disa ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video ku reperja Tayna rrëzohej teksa performonte në skenë. Për shkak të dyshemesë së lagur me ujë, ajo kishte rrëshkitur keqazi dhe fansat u bënë merak për të. Reperja e mori me sportivitet situatën dhe pasi qeshi me të madhe, u ngrit për të performuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

 

Mirëpo, fansat ende nuk e kanë harruar rrëzimin e saj spektakolar dhe pasi Tayna njoftoi për koncertin e saj të ri, dikush i ka përmendur sërish skenën e mëparshme.

“A s’po frikësohesh që po rrëzohesh prap?”- e pyet dikush.

Reperja i ka kthyer përgjigjen epike, me të cilën biem të gjithë dakord.

“Po thu që m’i marr sa i marr unë, s’ishe rrëzu edhe ti?”- ia kthen reperja, komenti i së cilës është “mbështetur” 100% nga ndjekësit e saj.

Capture-7.jpg

Written By

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2020 EnjoyDigital. Theme by EnjoyDigital, powered by WordPress.