Connect with us

Hi, what are you looking for?

Virale

FOTO/ Tragetet e fundit nga Italia, 390 persona hynë në Durrës pa asnjë kontroll në Bari, këshillim për vetëkarantinim…

Mbrëmjen e djeshme, brenda mesnatës janë bërë udhëtimet e fundit me traget, nga Durrësit në Bari dhe anasjelltas. Qytetarët kanë shfrytëzuar këtë lundrim të fundit pas pezullimit të të gjithë trageteve nga situata e koronavirusit, për të shkuar në Itali apo për t’u kthyer në atdhe.

Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pamjet nga Porti i Barit në Itali, ku mbrëmë nga dy tragetet e fundit kanë mbërritur 1200 pasagjerë, një prezencë shumëfish më e lartë sesa situata e zakonshme.

Nga këto pamje, shihet se si njerëzit janë të grumbulluar, disa me maska mbrojtëse e disa të tjerë jo në pritje për të kaluar tek pasaportat e për të hyrë në territorin italian. Edhe pse tek pasaportat respektohet rregulli me grupe personash me 5 veta, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar situatë kaotike, panorama që ofrohet në radhët e mijëra pasagjerëve, është e tillë: Ngjitur me njëri-tjetrin dhe në pritje prej orësh për të kaluar kontrollet e pasaportave.

Ndryshe është situata në portin e Durrësit. Sot në mëngjes kanë mbërritur dy tragetet e fundit nga Bari me 390 pasagjerë. Por teksa në Bari nuk është bërë asnjë kontroll shëndetësor as në hyrje as në dalje, në portin shqiptar, pasagjerëve u janë bërë kontrolle dhe të gjithëve u janë marrë adresat e qëndrimit dhe numrat e kontaktit, ndërsa u është këshilluar të vetëkarantinohen.  Pra, të gjithë udhëtarët kanë kaluar për në Shqipëri, por janë identifikuar nga autoritetet me numra telefoni, përmes së cilave edhe do të kontrollohen nëse po i ndjekin rregullat e vetëkarantinimit në shtëpi apo jo.

Foto mbrëmë në Portin e Durrësit

Me pezullimin e lundrimeve dhe fluturimeve deri më 3 prill, masë kufizuese kjo deri në një vendim të dytë në ecuri të situatës me koronavirusin, ngërçi i krijuar që kërkon zgjidhje, është se çfarë do të bëhet me shqiptarët apo italianët që kanë mbetur në Itali apo Shqipëri, dhe që i kanë lëvizjet të domosdoshme.

Në vendin tonë ka shumë studentë italianë, turistë e biznesmenë që mund të kenë ardhur për një afat të shkurtër, dhe që tashmë u duhet të kthehen në vendin e tyre ku ata studiojnë e jetojnë. Po ashtu, qëndrim i vështirë në Shqipëri, është edhe për ata shqiptarë që janë me leje qëndrimi dhe letra të rregullta dhe që jetën e tyre dhe familjen e kanë në shtetin fqinj. E njëjta situatë, edhe për shqiptarët që kanë shkuar për turizëm në Itali për një periudhë të shkurtër, e që tashmë janë të detyruar të qëndrojnë në shtetin fqinj të prekur nga koronavirusi.

Nevoja ngrihet për një organizim të veçantë dhe të domosdoshëm, në kushtet kur personat në fjalë mund të jenë duke qëndruar nëpër hotele, dhe ndoshta edhe nuk kanë paratë e mjaftueshme për të përballuar qëndrimin e detyruar në një vend që e kishin parë për turizëm në një kohë të shkurtër.

Por nga sot, të gjitha biletaritë janë mbyllur, si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Të vetmet bileta që lëshohen janë ato për kamionët, për transportin e mallrave, ku shoferët u nënshtrohen kontrolleve nga personeli mjekësor stacionuar në porte. Që sot kanë ardhur kërkesa nga shqiptarët që nuk kanë leje qëndrimi në Itali, që kanë qëndruar atje për arsye të ndryshme dhe nuk lejohet të nisen, në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi. Po ashtu duhet zgjidhje për shqiptarët që nuk kanë arsye për të qëndruar në Shqipëri.

 

©ReportTV

Written By

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2020 EnjoyDigital. Theme by EnjoyDigital, powered by WordPress.