Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBizz

”Çoma lokacionin”/ Pas mesazheve me të shara e kërcënime, reagon ashpër Morena Taraku: Intrigat, shpifjet…[FOTO]

Para disa ditësh qarkulloi në media një audio e një bisede të një vajze, e cila kërcënonte partnerin se do të vriste veten. Me zë të dridhur, vajza i kërkonte partnerit që t’i tregonte se ku ndodhej për të sqaruar një situatë. Ajo shtonte se nëse nuk i tregonte, kishte vendosur që t’i dilte para trenit.
Për vajzën në fjalë u tha se ishte këngëtarja, Morena Taraku, e cila më në fund ka reaguar lidhur me këtë pas zhurmës së madhe që u krijuar.

Morena, ka përdorur rrjetet sociale ku shkruar se nuk ndikohet nga fjalët që po qarkullojnë sepse është nga një familje intelektuale dhe jep këshillë për ata që e përqeshin dhe komentojnë që të shikojnë jetët e tyre dhe mos t’i gëzohen fatkeqësisë së tjetrit.

Ajo shkruan se ka karakter të fortë dhe se shkrimet negative të bëra kundrejt saj nuk mund ta ulin poshtë, ndërsa parashtron pyetje për njerëzit e mbushur me mllef, duke i këshilluar që mos ta bëjnë sepse sipas saj, jeta është shumë e bukur.

“Mendoj që mjaft folët ju! Unë jam Morena Taraku dhe jam plotësisht e lumtur për çdo gjë që më ka falur Zoti, për familje, për shoqëri e për çdo gjë tjetër. Mua nuk më mposhtë asgjë, sepse brenda meje është një shpirt njeriu që prindërit e mi e kanë ujitur me shumë dashuri, kulturë e kujdes…dhe injorantët nuk më bëjnë përshtypje…Dhe tek e fundit jam vajzë e lindur dhe e rritur në një familje intelektuale në mes të Prishtinës. Kam 10 vite karrierë dhe brenda këtyre viteve kam takuar njerëz që jam falënderuese çdo ditë, sepse njerëzit e mirë më falën kujtime të bukura kurse njerëzit e ligë më falën eksperiencë…Intrigat, shpifjet dhe lajmet që krijojnë për interesa personale mua nuk më pengojnë sepse gazetaria është teh që i jep kahje gjërave siç do botuesi dhe nuk ka interesa tjerë pos klikimeve…Kam një pyetje, pse jeni të mbushur mllef dhe merreni me gjëra të liga, jeta është shumë e bukur”.

qsut.jpg

Written By

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2020 EnjoyDigital. Theme by EnjoyDigital, powered by WordPress.